Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka refuzuar ftesën e Sali Berishës për bashkim opozitar, duke deklaruar se kreu i Partisë Demokratike nuk përmbush kushtet për të udhëhequr një opozitë morale dhe serioze kundër qeverisë së Edi Ramës. I ftuar në emisionin “Prime”, Qori e cilësoi Berishën, krahas Ramës, si një nga problemet kryesore të politikës shqiptare. Ai kritikoi qëndrimet e kreut të PD-së dhe vuri në dyshim besueshmërinë e tij për të udhëhequr një bashkim të forcave opozitare. “E keqja e madhe e Shqipërisë janë Rama dhe Berisha. Ramën duhet ta rrëzojë një opozitë morale. Berisha, si lider i PD-së, del dhe thotë fjalën më të zezë dhe më pas e lëpin atë që ka pështyrë. Politika duhet të jetë parimore, serioze dhe Berisha...