RAMA DHE BALLA JANE…/ILIR KULLA: E DINE MIRE SE ÇFARE PO BEJNE, NDALNI PERSHKALLEZIMIN
Nga Ilir Kulla Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka ngritur shqetësimin për përdorimin e forcave speciale gjatë protestave, duke e cilësuar të pajustifikuar një ndërhyrje të tillë përballë qytetarëve. Kulla pranoi se në situata protestash mund të ketë edhe individë që shfrytëzojnë tensionet për qëllime të tjera, por kundërshtoi idenë se pjesëmarrësit mund të identifikohen në mënyrë të përgjithshme si kontingjent problematik apo si persona të organizuar nga Partia Demokratike. “Janë rinia, ata që shkojnë në protesta, nuk janë as kontingjent. Çfarë kontingjenti?”, deklaroi ai. Duke iu referuar përgjegjësive të drejtuesve politikë, Kulla përmendi kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën, duke theksuar se bëhet fjalë për politikanë me përvojë, të cilët duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat e vendimeve të tyre. “Taulanti e di,...
Burimi:
ntv.al