Rama bllokoi arrestimin e Ballukut, Brukseli ngre alarmin: Barazia para ligjit në pikëpyetje
Komisioni Evropian ka ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si Kuvendi trajtoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke e lidhur këtë rast me dobësitë në funksionimin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve në Shqipëri. Në Progres-Raportin për vitin 2026, Brukseli evidenton se Parlamenti, pas një vonese të gjatë, votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, pavarësisht kërkesave të përsëritura të opozitës për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Komisioni thekson se kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e parimit të barazisë para ligjit dhe funksionimin e mekanizmave që duhet të garantojnë kontrollin mes institucioneve. Por kritikat e raportit nuk ndalen vetëm te çështja e imunitetit. Komisioni Evropian konstaton se mbikëqyrja...
Burimi:
gijotina.com