Rama akuzon Rusinë, Zakharova flet për protestat në Tiranë: Janë qytetarët tuaj që kanë dalë në rrugë

Rama akuzon Rusinë, Zakharova flet për protestat në Tiranë: Janë qytetarët tuaj që kanë dalë në rrugë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka pretenduar se pas protestave të dhunshme në Shqipëri qëndrojnë aktorë të huaj, duke përmendur Rusinë dhe Iranin. Përmes një deklarate të shpërndarë edhe në rrjetet sociale nga përfaqësia diplomatike ruse në Tiranë, Zakharova ka kundërshtuar akuzat e kreut të qeverisë shqiptare, duke i bërë thirrje që përgjegjësinë për situatën ta kërkojë brenda vendit. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Ramës, zyrtarja ruse theksoi se në protesta kanë dalë qytetarët shqiptarë dhe jo aktorë të huaj. “Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë dhe ju nuk duhet t’ua hidhni fajin të tjerëve”, thuhet në reagimin e Zakharovës. Më tej, zëdhënësja...