Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2027 dhe paketën e re fiskale, duke vënë theksin te rritja e investimeve publike, mbështetja për familjet dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se lehtësimet dhe investimet e parashikuara në buxhet janë rezultat i punës dhe kontributit të përditshëm të shqiptarëve në sipërmarrje, bujqësi, prodhim, turizëm dhe shërbime. “Të gjitha këto investime nuk bien nga qielli. Ato vijnë nga puna, domethënë nga kontributi plot përkushtim i shqiptarëve. I shqiptarëve që nuk dalin në televizor, për të cilët nuk flitet nëpër lajme, sepse nuk përbëjnë lajm, i shqiptarëve që nuk kanë kohë të ulen në TikTok apo të shajnë në Instagram. I shqiptarëve që janë të organizuar në sipërmarrje, në ferma, në...
Burimi:
argjiroja.net