Radhimë/Shkrumbohet plotësishtë nga zjarri Audi A8
FOTO NGA MJETI I SHKRUMUAR RADHIMË- Një automjet luksoz tip Audi A8 është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në bypass-in pranë Radhimës. Zjarri ka përfshirë me shpejtësi automjetin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, makina rezulton e djegur në pjesën më të madhe të saj. Pas njoftimit për incidentin, në zonë kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Falë ndërhyrjes së tyre, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk është lejuar përhapja e tij. Nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar zjarrin në automjet. Shkaqet pritet të përcaktohen pas verifikimeve dhe hetimeve nga autoritetet përkatëse./ZËRI
Burimi:
zeri.ai