Radhë të gjata për Tapisërinë e Bayeux, Muzeu Britanik zgjat oraret e vizitës
Muzeu Britanik ka njoftuar një sërë ndryshimesh për vizitorët e ekspozitës së Tapisërisë së Bayeux, pas radhëve të gjata dhe mbipopullimit të krijuar që nga hapja e saj për publikun. Masat e reja përfshijnë zgjatjen e orarit të vizitave, vendosjen e më shumë ulëseve dhe sinjalistikë më të qartë për vizitorët që presin për të hyrë në ekspozitë. Nga e hëna do të vihet gjithashtu në dispozicion një udhëzues audio me informacione shtesë mbi veprën. Ekspozita është përballur me fluks të madh që nga hapja më 10 shtator. Disa vizitorë kanë raportuar se kanë pritur deri në dy orë në radhë, ndërsa javën e kaluar qindra persona me bileta nuk arritën të hynin pasi muzeu u mbyll më herët për shkak të një aktiviteti privat....
Burimi:
kultplus.com