Qytetarët marshojnë drejt ‘Zogut të Zi’, i vënë flakën koshit të mbeturinave

Qytetarët marshojnë drejt ‘Zogut të Zi’, i vënë flakën koshit të mbeturinave

Qytetarët kanë ndërmarrë marshimin e tyre, këtë radhë drejt ‘Zogut të Zi’, ku dhe kanë bllokuar rrethin, duke i vënë flakën koshit të mbeturinave dhe bllokuar qarkullimin. Më herët pavarësisht motit jo të favorshëm dhe reshjeve të shiut, të rinjtë vijuaj rezistencën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit.  Protestuesit janë mbledhur sërish për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, të rinjtë shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga protesta. “Ju erdhi fundi!”, “Rama n’burg, Belinda n’burg!”, është një prej sloganeve që dëgjohen gjatë tubimit. Protesta vijon në kuadër të lëvizjes së të rinjve, të cilët kërkojnë ndryshime politike dhe mbajnë qëndrim kundër qeverisjes aktuale.