Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë
Banorët e prekur nga projekti TID Durrës janë rikthyer këtë paradite në protestë para Bashkisë së Durrësit, pak minuta para nisjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Protestuesit kërkojnë shfuqizimin e projektit dhe transparencë mbi procedurat që po ndiqen nga institucionet përgjegjëse, veçanërisht për pronat që preken nga ndërhyrja. Teksa në sallën e Këshillit Bashkiak të Durrësit ka nisur mbledhja e radhës, jashtë saj qytetarët e prekur nga projekti TID të mbledhur në protestë, kanë nisur të qëllojnë me vezë drejt godinës së Bashkisë. Rreth tre javë më parë, ata i janë drejtuar Bashkisë së Durrësit me një kërkesë për informacion mbi projektin dhe pronat e prekura, por thonë se ende nuk kanë marrë përgjigje. Në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Administrative...
Burimi:
gijotina.com