Qiraja brenda qirasë/ ‘Dua 120 mijë euro’, si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit!

Qiraja brenda qirasë/ ‘Dua 120 mijë euro’, si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit!

Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në ‘mollë sherri’ dhe ka ndezur debate të ashpra mes pronarëve dhe personave që e kanë marrë me qira, të cilët, në shkelje të kontratës, sot nuk pranojnë të dalin nga shtëpia, duke krijuar një skemë të mirëfilltë mashtrimi, qiraje dhe më pas nënqiraje. Gjithçka nisi kur një person, i quajtur Gentian Zavalani, kërkoi të marrë me qira banesën e çiftit, Lavdije dhe Gëzim Ago. Por Zavalani ishte veçse një person i përdorur nga Asiola dhe Albert Sula, me qëllim që të merrnin apartamentin, pasi çifti kishte refuzuar prej kohësh t’ia jepnin atij, për shkak të mungesës së besimit. Të gjendur përballë kësaj situate, çifti Sula gjetën zgjidhjen ‘perfekte’ duke përdorur Zavalanin....