Qeveria vendos rregulla të reja për resortet

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e 5 nëntorit një vendim që përcakton kategoritë e strukturave akomoduese dhe kushtet që duhet të plotësojnë projektet e reja turistike. Një nga ndryshimet kryesore është përcaktimi i kategorisë “resort miks”, ku krahas hoteleve dhe ambienteve turistike mund të ndërtohen edhe apartamente apo vila për banim. Sipas vendimit, të paktën 60% e sipërfaqes totale të ndërtimit duhet të përdoret për turizëm, ndërsa pjesa për banim nuk mund të jetë më shumë se 40%. Ky raport llogaritet mbi sipërfaqen e ndërtimit dhe jo mbi sipërfaqen e tokës. Për të shmangur paqartësitë në ndarjen e hapësirave, zhvilluesit duhet të përcaktojnë që në projekt se cilat ambiente do të shërbejnë për turizëm dhe cilat për banim. Në këtë llogaritje përfshihen edhe...