Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria e Edi Ramës ka reaguar për herë të parë pas akuzave të rënda që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj se qeveria është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve. Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretenduara dhe të ngritura nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati. Sipas Ismailit, akuzat e Ahmetajt nuk qëndrojnë. Ajo ka deklaruar për mediat se ish-zyrtari i lartë duhet të ketë guximin të përballet me drejtësinë. “Zotëria, siç hedh llum ndaj punëve të qeverisë, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë”, u shpreh Ismaili. Disa ditë më parë, Arben Ahmetaj ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe disa zyrtarëve, të cilët, sipas tij, janë...