“Qeveria po shet Shqipërinë”/ Pedagogu: Po grabisin pasurinë kombëtare më shumë se pushtuesit dikur. Të rrëzojmë këtë qeveri antikombëtare
Pedagogu Ramiz Metaliaj, në protestën e sotme të 100-tën përpara Kryeministrisë deklaroi se kjo është një qeveri antikombëtare. Ai tha se qeveria po shet malet dhe pasuritë kombëtare e po i vjedh më keq sesa dikur pushtuesit. Pedagogu nënvizoi se duhet në krye një qeveri kombëtare. Ramiz Metaliaj, profesor në Universitetin Bujqësor në Tiranë: Dolëm në protesta në një kohë, që Shqipërinë nuk kishte kush ta mbronte. Mirënjohje për të gjithë që dolët në këtë shesh për 100 ditë me radhë. Pjesëmarrja po shtohet sërish, si në ditët e para dhe kjo më mbush me entuziazëm që ta rrëzojmë këtë qeveri, të krijojmë qeveri teknike dhe të ketë në krye një qeveri kombëtare. Shqipëria është shumë e vogël për të shpërlarë paratë e drogës të...
Burimi:
gijotina.com