‘Qeveria po ndërton ‘Big Brother’-in shqiptar’, Nuri: Kamerat inteligjente shkelin privatësinë
I ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, avokati Franc Nuri, sekretar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Partinë Demokratike, denoncoi projektin e kamerave inteligjente në shkollat publike, duke paralajmëruar për një sistem survejimi masiv të qytetarëve. Nuri tha se PD ka kërkuar zyrtarisht informacion nga institucionet përgjegjëse për mënyrën se si do të funksionojë sistemi, por përgjigjet kanë qenë të paplota, ndërsa Kryeministria dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk kanë kthyer përgjigje. Avokati tha se problemi nuk qëndron vetëm te regjistrimi me kamera, por te fakti se teknologjia mund të analizojë sjelljen dhe emocionet e qytetarëve, përfshirë fëmijët. Nuri e cilësoi situatën si një çështje serioze politike dhe ligjore, duke pretenduar se projekti mund...
Burimi:
syri.net