Qeveria miraton ngritjen e Këshillit Fiskal: Mbikqyr buxhetin e shtetit dhe raportim në Kuvend

Qeveria miraton ngritjen e Këshillit Fiskal: Mbikqyr buxhetin e shtetit dhe raportim në Kuvend

Këshilli i Ministrave miratoi më 2 tetor 2026 projektligjin “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”, duke propozuar krijimin e një institucioni të pavarur që do t’i përgjigjet dhe do të raportojë drejtpërdrejt Kuvendit. Këshilli Fiskal synon të kontribuojë në disiplinën fiskale, transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave publike, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe praktikat ndërkombëtare. Institucioni do të monitorojë zbatimin e rregullave fiskale, do të vlerësojë politikat fiskale dhe do të japë opinione të pavarura për qëndrueshmërinë e financave publike dhe rreziqet fiskale. Projektligji përcakton se Këshilli Fiskal nuk do të hartojë politika fiskale apo buxhetore dhe nuk do të ushtrojë funksione ekzekutive, por do të ketë rol monitorues, analizues, vlerësues dhe raportues. Ndër detyrat kryesore të tij do të jetë vlerësimi...