Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i kërkesave

Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i kërkesave

Qeveria ka miratuar kompensimin financiar për kompanitë e transportit publik, në masën 50 lekë për çdo litër karburanti të konsumuar, për të përballuar kostot e shkaktuara nga situata në tregun e hidrokarbureve. Vendimi i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 5 nëntor parashikon një fond prej 209 milionë lekësh nga rezerva e buxhetit të shtetit për vitin 2026. Nga kjo mbështetje do të përfitojnë shoqëritë që ofrojnë shërbimin e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës. Kompensimi do të jepet për karburantin e konsumuar gjatë periudhës qershor–tetor 2026. Sipas vendimit, sasia e karburantit që do të kompensohet nuk mund të tejkalojë 110% të konsumit mesatar mujor të regjistruar gjatë periudhës mars–maj 2026 për secilën kompani. Për të përfituar mbështetjen financiare, shoqëritë e transportit duhet të...