Qeveria e Kosovës: S’ka pengesa ligjore për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara (DOKUMENTI)
foto ilustrim: gjykata e hages-dokumenti KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Një ditë më parë, në mbledhjen elektronike, Qeveria shqyrtoi kërkesën e Kuvendit të Kosovës, të datës 23 shtator. Në vendimin e firmosur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Qeveria ka dhënë vlerësimin për nismën për ndryshimin e këtij ligji. “Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 1108, të datës 23 shtator 2026, vlerëson se nuk ka pengesa ligjore për Nismën për ‘Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar’”, thuhet në vendim. dokumenti Nisma për ndryshimin e ligjit...
Burimi:
zeri.ai