“Qeveria duhet të merret me veten, ose të hapë krahun”, Rama: Besa fjalë e madhe
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në mbledhjen e zgjeruar të grupit të Partisë Socialiste, ku krahas deputetëve socialistë marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja zhvillohet në kuadër të diskutimeve mbi mënyrën e përmirësimit të komunikimit dhe ndërveprimit me qytetarët, ndërsa në fokus janë tri nisma të prezantuara më herët nga kryeministri: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”. Këto nisma synojnë të krijojnë një qasje më të drejtpërdrejtë ndaj problematikave të qytetarëve, duke forcuar komunikimin në terren dhe duke mundësuar identifikimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve të tyre. Rama: Një Reformë e tillë ka vlerë vetëm nëse Pasqyra nuk fsheh se sa shëmtuar mund të duket qeveria në një moment të caktuar. Një reformë e tillë ka vlerë vetëm nëse qytetari, gazetari, apo kushdo...
Burimi:
vizionplus.tv