Putini po përdor metodat e IRA-s
Nga Hamish de Bretton-Gordon – The Telegraph/ Javën e kaluar, rreth 30 fluturime u ndërprenë për shkak të kërcënimeve me bombë në vende të ndryshme të Europës. Ndër aeroportet e shënjestruara ishin edhe Hithrou dhe Birmingami, megjithëse aeroporti i Hithrout e vlerësoi kërcënimin si jo mjaftueshëm të besueshëm për të aktivizuar procedurat e emergjencës së sigurisë, të cilat mund të kishin shkaktuar probleme për mijëra pasagjerë. Ky skenar nuk ndryshon shumë nga kërcënimet me bombë që IRA u drejtonte trenave, me të cilat u mësuam gjatë konfliktit të armatosur në Irlandën e Veriut, të njohur si "Telashet". Kjo nxjerr në pah dilemën me të cilën përballen autoritetet e sigurisë në të gjithë Europën: si mund t'i marrin seriozisht të gjitha kërcënimet, pa lejuar që një...
Burimi:
syri.net