Putin jep sinjalin për Ukrainën: Po ndjekim rrugën drejt fundit të luftës

Putin jep sinjalin për Ukrainën: Po ndjekim rrugën drejt fundit të luftës

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po ndjek rrugën që do të çojë drejt përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Deklarata e Putin erdhi gjatë një takimi me kryeministrin indian Narendra Modi, në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Çështja e luftës në Ukrainë u ngrit nga vetë Modi, i cili theksoi se konflikti duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe se Moska duhet të ndërmarrë hapa aktivë në këtë drejtim. Në përgjigje, Putin e siguroi kryeministrin indian se Rusia tashmë është duke punuar në këtë drejtim. “Faleminderit shumë, i dashur kryeministër. Ne tashmë po ndjekim këtë rrugë”, u shpreh Putin. Megjithatë, presidenti rus nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë nënkupton konkretisht me këtë deklaratë dhe cilat hapa mund të...