Putin i përgjigjet Zelenskyt për takimin në G20, zbardhet kushti i Moskës për një takim mes dy presidentëve
Moska ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në samitin e G20, që do të zhvillohet në Miami në dhjetor. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se çështja e pjesëmarrjes së presidentit rus mbetet e hapur. “Nuk e dimë ende nëse do të shkojmë në Miami”, deklaroi Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax. Më herët, këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, tha gjithashtu se mundësia e pjesëmarrjes së Putinit në samit nuk është diskutuar ende në Moskë. Në prill, Kremlini kishte njoftuar se Putin do të merrte pjesë në samitin e G20, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte deklaruar se prania e tij në takimin e nivelit të lartë do të ishte...
Burimi:
javanews.al