Punonjësi i bashkisë humbi jetën në krye të detyrës pasi e zuri korrenti, arrestohen dy drejtorët në Tropojë
vendngjarje TROPOJË- Dy drejtorë në bashkinë e Tropojës janë arrestuar pas ngjarjes së rëndë një ditë më parë, ku humbi jetën një punonjës dhe tre të tjerë u plagosën. Sipas Policisë, dy drejtorët janë vënë në pranga për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë, lidhur me rrethanat e aksidentit. Ngjarja ndodhi teksa katër punonjës të bashkisë po punonin për vendosjen e ndriçimit në një rrugë. Gjatë punës, shtylla që po vendosej humbi ekuilibrin për shkak të peshës dhe ra në kontakt me telat elektrikë, duke e përcjelljë rrymën te punonjësit. Për pasojë, 59-vjeçari Muhamet Sylisuf humbi jetën në vend, ndërsa 3 punonjësit e tjerë u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësive në...
Burimi:
zeri.ai