Puna nga shtëpia apo zyrë? Lexoni efektet në shëndetin tuaj mendor

Puna nga shtëpia apo zyrë? Lexoni efektet në shëndetin tuaj mendor

Puna nga shtëpia mund të duket si opsioni më 'ideal' i balancës mes jetës dhe punës, por studimet tregojnë ndryshe. Një studim tregon nivele më të larta të shqetësimit psikologjik te këta punonjës. Ekspertët theksojnë se zgjidhja nuk është domosdoshmërisht kthimi në zyrë, por krijimi i kontakteve sociale dhe një mjedisi ku ndihesh i vlerësuar. Një studim i publikuar në revistën shkencore Science sugjeron se puna në distancë mund të ketë edhe një anë tjetër, veçanërisht për njerëzit që jetojnë vetëm, raportoi CNN-i. Matthew Juhren, i cili punon nga shtëpia në Oregon, ka kaluar deri në 75 orë në javë në zyrën e tij në shtëpi. Pjesën më të madhe të kësaj kohe e kalon vetëm. “Vetmia e gjithë kësaj është diçka e re dhe...