Pulisic: Nuk jam i habitur që fituam derbin, ne gjithmonë luajmë mirë në ndeshjet e mëdha

Pulisic: Nuk jam i habitur që fituam derbin, ne gjithmonë luajmë mirë në ndeshjet e mëdha

2 Nëntor 2026 11:05 Telesport Katër ndeshje, katër gola dhe katër fitore kundër Inter. Ky është bilanci i përsosur i Christian Pulisic në derbin e Milanos, duke veshur fanellën kuqezi. “Me sa duket, thjesht duhet të vazhdoj të shënoj në derbi...” tha mesfushori amerikan, që më tej shtoi: “E nisëm ndeshjen shumë mirë, me intensitet dhe forcë fizike”. “Dy golat e pjesës së parë na ndihmuan vërtet dhe kjo fitore është shumë e rëndësishme për ne. Janë tri pikë shumë të rëndësishme, por duhet të vazhdojmë të ndërtojmë këtë vazhdimësi për të fituar çdo ndeshje“, tha Pulisic. Për ‘captain America’, fitorja ndaj Inter nuk ishte ndonjë surprizë: “Ne luajmë gjithmonë mirë në ndeshjet e mëdha. Për mua nuk është surprise, i bëmë gjërat siç duhet.”