Publikohet progres raporti nga Komisioni Europian/ Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë, një hap më pranë BE-së

Publikohet progres raporti nga Komisioni Europian/ Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë, një hap më pranë BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Europian, duke e cilësuar vlerësimin për Shqipërinë si më të lartin e arritur ndonjëherë. Në një postim në platformën X, Rama e ka konsideruar raportin një tjetër moment krenarie për Shqipërinë dhe një dëshmi inkurajuese në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Sipas Ramës, Shqipëria ndodhet në një moment optimal për të avancuar drejt integrimit europian, pasi dera e Bashkimit Europian është e hapur dhe mundësia e anëtarësimit është më reale se kurrë. Postimi i plotë Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane.Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian.Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik...