Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse
Zëri i Shpat Kasapit është rikthyer te publiku përmes një kënge që mbart një histori të veçantë dhe emocione të forta. Projekti muzikor “A je rahat pa mu” është publikuar nga bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e cila e kishte ruajtur për muaj të tërë, pa gjetur forcën për ta ndarë me publikun. Përmes një postimi në Instagram, Selvija ka zbuluar se historia e këngës kishte nisur pak para se Shpati të hynte në “Big Brother VIP Albania 5”, një eksperiencë që këngëtari nuk arriti ta jetonte. Sipas saj, Shpati i kishte dërguar katër versione demo dhe i kishte kërkuar të zgjidhte atë që i pëlqente më shumë. Ajo kishte përzgjedhur pikërisht këngën që tashmë është publikuar, ndërsa plani ishte që ajo të dilte gjatë...
Burimi:
ntv.al