Pse vaji i kokosit në kafe mund të jetë i dëmshëm
Një dietolog ka paralajmëruar për trendin e shtimit të vajit të kokosit në kafenë e mëngjesit, duke thënë se pretendimet për përfitimet e tij shëndetësore mund të jenë të ekzagjeruara. Në rrjetet sociale, disa influencues të shëndetit shtojnë një lugë vaj kokosi në kafe, duke pretenduar se kjo përshpejton metabolizmin, rrit kolesterolin “e mirë” dhe jep më shumë energji. Por dietologu Alexander Leritz këshillon kujdes me këto pretendime. Sipas tij, vaji i kokosit mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar, por shqetësimi kryesor është përmbajtja e lartë e yndyrave të ngopura. Rreth 80% e yndyrave në vajin e kokosit janë të ngopura, duke e bërë atë të ndryshëm nga vajrat e ullirit apo avokados. Një lugë gjelle vaj kokosi përmban rreth 120 kalori...
Burimi:
syri.net