Pse shfaqen ngërçet e këmbëve gjatë natës dhe kur mund të jenë shenjë e një problemi serioz
Shumë njerëz e kanë përjetuar momentin e pakëndshëm kur zgjohen papritur gjatë natës nga një dhimbje e fortë në këmbë, zakonisht në pulpë. Ngërçet e këmbëve mund të shfaqen pas aktivitetit fizik intensiv, por shumë shpesh ndodhin edhe gjatë pushimit, sidomos gjatë natës. Në shumicën e rasteve ato janë të padëmshme dhe zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta, por kur përsëriten shpesh ose shoqërohen me simptoma të tjera, mund të kërkojnë vlerësim mjekësor. Pozicioni i këmbës gjatë gjumit mund të jetë një nga shkaqet Shumë njerëz mendojnë se ngërçet shkaktohen gjithmonë nga mungesa e mineraleve, por kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Sipas Healthline, në shumë raste ngërçet e natës janë idiopatike, që do të thotë se shkaku i saktë nuk dihet. Një nga shpjegimet...
Burimi:
syri.net