Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite
Temperatura mesatare e trupit të njeriut duket se ka qenë më e lartë 150 vite më parë. Studimet tregojnë se sot njerëzit kanë një temperaturë më të ulët, ndërsa shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë arsyet e këtij ndryshimi bën të ditur BBC. Në vitet 1860, mjeku gjerman Carl Wunderlich nisi një studim të gjerë për të përcaktuar temperaturën normale të trupit. Për 15 vite, ai mati temperaturën në sqetull të 25 mijë pacientëve, duke mbledhur më shumë se një milion matje. Nga këto të dhëna përcaktoi se temperatura mesatare e një të rrituri të shëndetshëm ishte 37 gradë Celsius, vlerë që u kthye në standardin e përdorur për shumë dekada. Megjithatë, kërkimet e mëvonshme tregojnë se kjo shifër mund të mos pasqyrojë më realitetin. Julie...
Burimi:
javanews.al