Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

Shkencëtarët kanë arritur të mbajnë të izoluar një grimcë antimaterie për një muaj, pa e lejuar të prekë materien e zakonshme. Ky përparim u jep fizikanëve mundësinë ta studiojnë më nga afër dhe mund t’i ndihmojë të kuptojnë një nga misteret më të mëdha të universit: pse gjithçka që na rrethon përbëhet nga materia dhe jo nga antimateria? Antimateria është e ngjashme me materien e zakonshme, nga e cila përbëhen njerëzit, Toka dhe yjet, por grimcat e saj kanë disa veti të kundërta. Për shembull, elektroni ka ngarkesë elektrike negative, ndërsa grimca përkatëse e antimateries, e quajtur pozitron, ka ngarkesë pozitive. Problemi është se, kur materia dhe antimateria takohen, ato asgjësojnë njëra-tjetrën dhe çlirojnë energji. Për këtë arsye, antimateria nuk mund të ruhet në një...