Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

Nga mungesa e motivimit te lodhja dhe nervozizmi, rikthimi në rutinë mund të prekë humorin për disa ditë. Pushimet kanë përfunduar, valixhet janë zbrazur, fotografitë kanë mbetur në telefon, ndërsa mëngjesin tjetër na presin alarmi, puna, trafiku dhe detyrimet. Në vend që të kthehemi të çlodhur dhe plot energji, mund të ndiejmë mungesë vullneti, nervozizëm, lodhje dhe trishtim të pashpjegueshëm. Ndonjëherë kthimi në përditshmëri na duket më i vështirë se periudha para pushimeve. Pse kthimi nga pushimet na rëndon kaq shumë? Kjo rënie e humorit pas pushimeve shpesh quhet në mënyrë joformale “depresion pas pushimeve” ose post-vacation blues. Nuk bëhet fjalë për një diagnozë të veçantë psikiatrike, por ndjesia është reale dhe për shumë njerëz duhen disa ditë për t’u përshtatur sërish me ritmin e...