Pse komunistët ia shkruanin Fan Nolit emrin gabimisht?
Fan Noli Nga: Kastriot Dervishi Prej vitit 1957, shokët e partisë dhe të pushtetit, e konsideronin Fan Nolin “politikan të vjetër dhe dallaveraxhi”. Pavarësisht se kishin kaluar kaq e kaq vite të pushtetit “popullor”, përjashto shtypin e kohës, shokët e partisë e pushtetit as mësoheshin dot nëpër dokumente t’ia shkruanin emrin si duhej, Fan Nolit (1882-1965). Emrin ia shkruanin keq në këto forma: “Fanol”, “Fan’Oli”, “Fan-Noli”. Sado pushteti “popullor” çeli kurse kundër analfabetizmit, kuadrot e tij rezultonin gjithnjë me probleme të pashërueshme në formimin kulturor të tyre. Megjithatë, është fakt që Fan Noli vdiq si “armik” i pushtetit “popullor”. Emrin ia keqpërdorën për vitet e dështimeve politike të tij, sepse u duhej. Ama, nëse Fan Noli do të bënte gabimin të vinte në Shqipëri në...
Burimi:
kultplus.com