Pse ka rënë numri i refugjatëve ukrainas në Poloni?
Numri i ukrainasve që jetojnë në Poloni dhe që kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme ka rënë me mbi 107.500 që nga pranvera, tregojnë statistikat qeveritare të publikuara më 8 shtator. Rreth 974.500 persona ishin të regjistruar me statusin e imigracionit të ofruar për refugjatët ukrainas në Poloni në prill të vitit 2026. Deri në fillim të shtatorit, ky numër ra në 868.000 apo një rënie prej rreth 11 për qind. Raportimet e mediave polake kanë sugjeruar se rritja e armiqësisë ndaj refugjatëve po shkakton një eksod nga vendi. Disa po emigrojnë, por ukrainasit në Poloni thonë se një pjesë e madhe e rënies lidhet me pengesat burokratike, e jo me tensionet në rrugë. Bohdan Kontsur, ekspert i imigracionit në organizatën Ukrainian House në Varshavë,...
Burimi:
vizionplus.tv