Pse i përzënë deputetët e PD-së nga sheshi?/ Rakipi pyet Boçin për revoltën studentore

Pse i përzënë deputetët e PD-së nga sheshi?/ Rakipi pyet Boçin për revoltën studentore

Në revoltën studentore që ka shpërthyer në Shqipëri, është vënë re se protestuesit nuk pranojnë deputetët e Partisë Demokratike, duke i përzënë në disa raste. Ylli Rakipi ka pyetur Luçiano Boçin për këtë çështje në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Nënkryetari i PD, e lidhi me episode të veçuara që ndodhin nga elementë të caktuar, por nuk e pranoi se qytetarët e barazojnë PD-në me mazhorancën. Pjesë nga biseda:  Ylli Rakipi: PD i mbështet protestat, por sa është prezente aty? Këto partitë e reja janë aty, vërtiten aty. Por kemi parë edhe disa deputetë tuaj që janë përzënë nga sheshi. Pse ju barazojnë në shesh me Edi Ramën? Luçiano Boçi: Këtë pyetje të konsumuar nuk e mnedoja se do e gjeja këtu në studion...