Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

Në një lidhje live për emisionin Euronews Tonight me gazetaren Mirela Milori, publicistja dhe gazetarja Keida Kostreci diskutoi mbi zhvillimet e fundit lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së dhe rrethanat e ngritjes së saj. Duke u ndalur te analiza e ekspertëve amerikanë, Kostreci zbardhi prapaskenat gjeopolitike se pse Uashingtoni iu bashkua Evropës për t’i bërë presion Prishtinës, duke e lidhur këtë vendim me kontekstin diplomatik të administratës së ish-presidentit Barack Obama. Sipas Kostecit, ideja kryesore lidhej me interesat madhore gjeopolitike të SHBA-së në atë periudhë, veçanërisht me arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, ku Uashingtonit i nevojitej mbështetja e Fuqive të Mëdha. “Thor Williams ishte një nga dëshmitarët e mbrojtjes gjatë procesit të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Thaçi dhe përveç...