PS kërkoi përjashtimin nga Kuvendi/ Bardhi: Rama shkeli Kushtetutën

PS kërkoi përjashtimin nga Kuvendi/ Bardhi: Rama shkeli Kushtetutën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masave ndaj tij, pas tensioneve të fundit në Kuvend. Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të rregullores parlamentare dhe të Kushtetutës, duke pretenduar se mazhoranca po përpiqet të kufizojë qëndrimet e opozitës në Parlament. Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së e lidhi situatën me votën e Belinda Ballukut, ndaj së cilës ka akuza për korrupsion, dhe me miratimin e Reformës Territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. “Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta...