‘Provimi i Shtetit, pas praktikës profesionale’/ Rama njofton rregullat e reja për mjekët e infermierët

‘Provimi i Shtetit, pas praktikës profesionale’/ Rama njofton rregullat e reja për mjekët e infermierët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim në procedurat e licencimit të profesionistëve të shëndetësisë, duke lehtësuar kalimin drejt Provimit të Shtetit pas përfundimit të praktikës profesionale. Përmes një akti të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, profesionistët e rinj do të mund t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit menjëherë pas përfundimit të praktikës, pa pritur më vlerësimin paraprak nga Urdhrat Profesionalë. Sipas Ramës, ndryshimi përfshin edhe ata që e kanë përfunduar praktikën profesionale, por kanë mbetur në pritje të procedurave të vlerësimit. Kryeministri thotë se synimi është shkurtimi i hallkave administrative, shmangia e përsëritjeve procedurale dhe përshpejtimi i përfshirjes së profesionistëve të rinj në sistemin shëndetësor. Në reagimin e tij, Rama thekson se lehtësimi i procedurave duhet të shoqërohet...