Prova ndaj Laçit dhe të pathënat e Partizanit, “Demat” i trazojnë dy kontrata – Balkanweb.com – News24

Prova ndaj Laçit dhe të pathënat e Partizanit, “Demat” i trazojnë dy kontrata – Balkanweb.com – News24

Partizani do të ketë një tjetër provë të rëndësishme në transfertën e Laçit, ku përtej rezultatit, vëmendja do të jetë edhe te situata e brendshme e skuadrës. Të kuqtë po përballen me disa probleme në organikë, por jo të gjitha mungesat lidhen me dëmtime fizike.  Në fakt, pas shifrës së shtatë lojtarëve me probleme fshihen edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me të ardhmen e disa futbollistëve në klub. Shtatë probleme, por jo shtatë të dëmtuarNjë nga problemet më të dukshme është reparti ofensiv. Aliu dhe Skuka janë dy mungesa që kanë kufizuar ndjeshëm alternativat e Partizanit në sulm. Të dy kanë pasur probleme fizike, ndërsa për Aliun pritej një rikthim që në ndeshjen e fundit. Megjithatë, stafi teknik mund të ketë zgjedhur...