Protesuesit zhvendosen para kryeministrisë, policia bllokon mediat…

Protesuesit zhvendosen para kryeministrisë, policia bllokon mediat…

Policia ndalon grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku edhe është zhvendosur protesta e studentëve. Gazetarja Marsi Korreshi tha për Syri TV se u është komunikuar nga forcat e policisë se automjetet e mediave nuk lejohet të kalojnë për shkak të perimetrit të vendosur. Pas Ministrisë së Arsimit, studentët kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë Selisë së PS, por pa u shoqëruar me incidente.