Protestuesit vjedhin një kompanie celulare, plaçkisin celularë dhe pajisje

Protestuesit vjedhin një kompanie celulare, plaçkisin celularë dhe pajisje

Situata në hyrje të ”Rrugës së Dibrës” është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë thyer xhamat e një dyqani të një operatori telefonik. Duke përdorur shufra hekuri, ata kanë hapur edhe qepenin e biznesit dhe kanë hyrë brenda, prej nga kanë marrë modemë interneti dhe telefona celularë. Përgjatë rrugës vijojnë aktet e vandalizmit, me djegien e koshave të mbeturinave dhe dëmtimin e objekteve që u dalin përpara.