‘Protestuesit u zvarritën drejt komisariatit’, Grimci: Arrestimet janë të paligjshme
Avokatja Eda Grimci denoncoi arrestimin e protestuesve, duke thënë se ata janë tërhequr zvarrë nga policia teksa ishin ulur dhe nuk kishin kryer asnjë veprim të dhunshëm. Ajo tha se edhe në marrjen në pyetje nuk janë identifikuar veprime konkrete kriminale, ndërsa ngriti pikëpyetje për mënyrën se si policia ka proceduar ndaj 11 protestuesve. Grimci tha se në gjykatë do të kërkojë konstatimin e paligjshmërisë së arrestimeve, duke e cilësuar ndërhyrjen e policisë si “pengmarrje të qytetarëve” gjatë ushtrimit të së drejtës kushtetuese për protestë. Ajo garantoi mbrojtje maksimale për protestuesit dhe paralajmëroi se do të kërkojë që përgjegjësia ligjore për arrestimet të vendoset përballë organeve të drejtësisë. Deklarata e plotë: Takova tre nga protestuesit që janë aty, të cilëve i kam asistuar edhe atë...
Burimi:
syri.net