Protestuesit u vënë flakën figurave të Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë
foto, sali berisha & edi rama TIRANË- Protesta e mbrëmjes së kësaj të hëne përpara Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e dy figurave gjigante që paraqisnin kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Berisha. Figurat ishin vendosur përballë godinës kryeministrisë krah njëra-tjetrës ku mbanin pankarta të cilat shkruanin “Sa të kem jetë, dua pushtet”. Pak më pas protestuesit u kanë vënë flakën duke e shndërruar këtë moment në një nga zhvillimet e tubimit të mbrëmjes. Protesta para Kryeministrisë vijon prej 21 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kanë përdorur edhe pankarta e forma të tjera shprehjeje për të përcjellë qëndrimet e tyre./ZËRI
Burimi:
zeri.ai