Protestuesit thyejnë qepenin e dyqanit të një kompanie celulare, plaçkisin celularë e pajisje, shkatërrojnë edhe një bankomat

Protestuesit thyejnë qepenin e dyqanit të një kompanie celulare, plaçkisin celularë e pajisje, shkatërrojnë edhe një bankomat

Protestuesit në hyrje të “Rrugës së Dibrës”  kanë thyer xhamat e një prej dyqaneve të një operatori telefonik. Me shufra hekuri, ia kanë dalë të hapin edhe qepenin dhe kanë hyrë brenda duke marrë modem interneti e celularë. Gjatë rrugës, vijuan me djegien e koshave të mbeturinave dhe shkatërrimin e gjithçkaje që u dilte para. Gjithashtu shkatërruan edhe bankomatin e njërës prej bankave të nivelit të dytë që ndodhet në hyrje të “Rrugës së Dibrës.”