Protestuesit sulmojnë sërish Ministrinë e Brendshme, shkatërrohet fasada! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Protestuesit edhe një herë kanë mësyrë drejt Ministrisë së Brendshme, të cilën e kanë sulmuar disa herë përgjatë këtyre 3 ditëve. Protestuesit kanë sulmuar me sende të forta pjesën e hyrjes së godinës, teksa më pas ka ndërhyrë policia me gaz lotsjellës nga tarraca e godinës. Për momentin protestuesit janë tërhequr, pa mundur të futen brenda ambienteve. Pjesa e fasadës është sulmuar dhe shkatërruar me gurë dhe sende të forta.
Burimi:
javanews.al