Protestuesit ndezin koshat e mbeturinave, Policia ndërhyn dhe shuan flakët
Aktualitet E Enjte, 8 Tetor 2026 11:42 Protesta pranë Parlamentit është shoqëruar me tensione, teksa disa protestues u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave në afërsi të qendrës tregtare pranë godinës së Parlamentit. Flakët kanë shkaktuar momente tensioni në zonë, ndërsa efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij. Koshat e mbeturinave janë fikur pak minuta pas ndezjes, ndërsa situata është monitoruar nga forcat e rendit të pranishme në terren. ETIKETA protesta
Burimi:
kohajone.com