Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon gjyqet: Do të kryhen vetëm ato urgjente, janë djegur edhe dosje
gjykata e larte-pamje nga zjarri gjate protestes TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë të gjitha seancat gjyqësore, me përjashtim të çeshtjeve urgjente, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri gjatë protestave të 17 tetorit. Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se si pasojë e zjarrit janë dëmtuar ambientet dhe infrastruktura e institucionit, si dhe një pjesë e dosjeve gjyqësore. Sipas njoftimit, seancat do të vijojnë të jenë të shtyra deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve dhe vlerësimit të gjendjes së dokumentacionit. Gjykata njofton se akualisht, prioritet i institucionit është identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar, si dhe vlerësimi i plotë i pasojave të zjarrit. Njoftimi zyrtar i Gjykatës së Lartë Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor...
Burimi:
zeri.ai