Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Ekonomisë, shkatërrojnë derën

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Ekonomisë, shkatërrojnë derën

Protestuesit janë zhvendosur nga zona e Ministrisë së Arsimit drejt Ministrisë së Ekonomisë, ku situata është tensionuar sërish. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një grup protestuesish kanë nisur të godasin derën e godinës, përpara se të përfshinin nga flakët pjesën e përparme të saj. Pas përshkallëzimit të situatës, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Lëvizja drejt një tjetër institucioni shtetëror dhe incidenti me zjarrin shënojnë një tjetër moment tensioni në protestat që po zhvillohen në Tiranë. Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e incidentit dhe dëmet e mundshme të shkaktuara në godinën e Ministrisë së Ekonomisë.