Protestuesi me motor qëllonte me zare metalike/ Policia për dhunën: Sekuestrohen shufra metalike
Policia ka reaguar lidhur me disa episode që gjatë mbrëmjes të së enjtes janë denoncuar në rrjetet sociale si raste të dyshimta dhune dhe që i cilëson si dashakeqe për të cenuar marrëdhënien e saj me qytetarët. Sqarimi nis me videon e mistershme të filmuar në bulevard gjatë protestës së mbrëmshme ku shihej një burrë, i cili ndodhej mbi një motor bashkë me partneren e tij, më pas, ai u fut me forcë në një furgon të bardhë. Sipas policisë, shoqërimi është kryer nga Policia Kriminale pasi personi në fjalë, të cilin thekson se ishte burrë dhe jo grua siç pretendohet në rrjetet sociale, drejtonte protestuesit e tjerë dhe gjuante me zare metalikë drejt efektivëve e godinave. Për videot e fotot e shpërndara në rrjet...
Burimi:
ntv.al