No Image Available

“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në Instagram lidhur me protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për dhunën dhe përplasjet që shoqërojnë demonstratat. Në reagimin e saj, artistja shpreh dhimbjen për situatën në vend, duke u ndalur veçanërisht te të rinjtë që protestojnë, por edhe te rastet kur përplasjet përfshijnë policinë dhe qytetarët. “Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?”, shkruan ajo në nisje të mesazhit, ndërsa më tej shpreh dëshpërimin për atë që po ndodh në Shqipëri. Këngëtarja i drejton gjithashtu një thirrje politikës, qeverisë dhe drejtuesve të vendit që të dëgjojnë kërkesat e të rinjve pa paragjykime dhe pa kushte, duke krijuar mundësinë për një dialog të vërtetë. “T’i dëgjojnë pa paragjykim. Pa kushte. Me përkushtim. Të zgjasin...