Protestë për ujin e pijshëm në Maliq, banorët përplasen me policinë, humb ndjenjat një protestues (VIDEO)

Protestë për ujin e pijshëm në Maliq, banorët përplasen me policinë, humb ndjenjat një protestues (VIDEO)

pamje nga protesta ne maliq MALIQ- Banorët e Burimasit në Maliq kanë protestuar sërish sot, për të tretën herë brenda muajit, kundër projektit për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë.  Këtë të hënë, banorët kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën dhe mjetet e Shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizime që po punojnë për projektin. Protesta ëshë shoqëruar me tensione, pasi gjatë ndërhyrjes së policisë, janë regjistruar përplasje mes banorëve dhe efektivëve, ku njëri prej protestuesve humbi ndjenjat.      View this post on Instagram   Banorët kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi i fshatit për të furnizuar fshatin Zvezdë. Ata kërkojnë që furnizimi për këtë fshat të gjendet një burim tjetër, tekëa kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat dhe kundërshtimin e punimeve.  Ndërkohë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime është shprehur...